Si nisi konflikti mes 2 familjeve që filloi në Levan dhe vijoi në spitalin e Fierit
Ngjarja që tronditi Fierin mbrëmjen e së shtunës nisi në Levan. Dy familje u përfshinë në një konflikt në një lokal dhe pjesëtarët e tyre u plagosën me mjete të forta.

Shkaqet janë ende të paqarta ndërsa mendohet se konfrontimi nisi për shkaqe banale, dhe dy familjet ishin përplasur edhe më herët. Të lënduarit u transportuan në urgjencën e pitalit të Fierit, ku ngjarja precipitoi me përdorimin e armës.

Njeri prej tyre i rrëmbeu armën policit që po ndihmonte në transmportimin e të lënduarve dhe plagosi një prej tyre. Bilanci është 5 të plagosur dhe 5 të arrestuar, ndërsa qyteti i Fierit u blindua nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Në Spitalin e Fierit ndodhen 5 të plagosur; Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj dhe në reanimacion vazhdojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së të shtunës Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së dielës, në repartin e urgjencës janë paraqitur dy persona për të marrë mjekim, njëri prej të cilëve i plagosur me armë zjarri çifte. Daniel Braçe pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm është shoqëruar nga uniformat blu në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë edhe i ati Eqerem Brançe ka marrë ndihmë mjekësore pasi ishte me tension dhe takikardi.

Të plagosurit janë në mbikqyrje të rreptë nga forcat e policisë, që nuk lejojnë gazetarët për ti intervistuar.

Në ambientet e spitalitFierit kishte prezencë të madhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe punonjës policie, të cilët kontrollonin hyrjen e njerëzve në godinë.

Drejtoresha e Spitalit Rajonal Fier tha se janë marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate ndërsa stafi mjekësor është në gadishmëri të plotë për të sëmurët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht po verifikohen edhe veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.
Shtuar më 01/09/2019, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori