Si nisi karriera dhe cilat ishin planet e Ergi Dinit (FOTO LAJM)

Artisti i ri Ergi Dini, i cilësuar si një nga zërat më të fuqishëm shqiptarë, kishte nisur që i vogël të merrej me këngë. Ergi Dini lindi në Shkodër dhe ishte vëllai i këngëtares së njohur, Barbana Dini.

Karriera e Ergit në muzikë nisi fllimisht në festivalet për fëmijë, ku këndonte si solist, më pas në shkollën “Jordan Misja” dhe në vitin 2013 ku hodhi hapat e parë me pjesëmarrjen në X Factor Albania, prej ku doli edhe fituesi i edicionit me mentore Altuna Sejdin.

Ergi Dini u vlerësua për vokalin e tij, me një timbër mjaft të veçantë.

Pas shpalljes fitues, Ergi publikoi “Morphine”, i cili ishte videoklipi i parë i tij, i kuruar me shumë kujdes dhe që u prit mirë nga publiku.

Më pas ai konkuroi në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë” dhe në prill të vitit 2016, publikoi një tjetër videoklip me titull “Asnj gram”.

Së fundmi, Ergi ishte duke punuar për të sjellë një tjetër këngë. Vetëm para pak ditësh, ai kishte publikuar fotografi nga pushimet që po kalonte në Itali së bashku me motrën, Barbanën, me të cilën ishte shumë i lidhur.

Përpos muzikës, 22-vjeçari merrej edhe me biznesin e tij të sapongritur, një agjensi udhëtimesh. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2016, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori