Kriza energjitike, masat për institucionet shtetërore, Balluku: Duhet të konsumojnë 15% më pak energji

Zëvendësktyeministrja e njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se pas mbledhjes së qeverisë se institucionet shtetërore, duhet të konsumojnë 15% të energjisë në krahasim me faturat e një viti më parë.

Kjo vjen si rrjedhojë e krizës energjitikës që ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave  bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin normative për kohëzgjatjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Ka të bëjë me masat që do të merren sa i përket instuitucioneve shtetëore. Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i riëndësishëm është kurisimi I energjsië këto mpomenet. Kemi vendosur kërkesë që institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë, një pagesë e barazvlefshme me 3.4 miliardë lekë”, tha Balluku./albeu.com