Si ndodhi sulmi me armë ndaj çiftit në Kamëz
Pëlqej
Një ngjarjë tronditesë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë, ku një çift është qëlluar me brëshëri automatiku.

Ngjarja e rëndë ndodhi në minimarketin e çiftit në Kamëz ku dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në dyqan për të grabitur, ku kanë kërku paratë, por kanë hasur në rezistencë nga ana e pronarëve.

Kjo ka bërë që autorët të qëllojnë në drejtim të tyre, duke plagosur burrë e grua.

Ndërkohë grabitësit janë filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit të pronarëve, dhe mësohet se janë larguar me një “BMW” ngjyrë të zezë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ku është bërë e mundur dërgimi i tyre në spital, por fatkeqësisht pronari i dyqanit ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Agim Bucin, 52-vjeç, ndërsa gruaja e tij, Merita Buci 44 vjeçe ka mbetur e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori