Si na “mashtroi” moti, rrëmbeni sërish palltot sepse i ftohti nuk ka ikur
Pëlqej
Java që lamë na la përshtypjen sikur ishim në pranverë duke marrë parasysh temperaturat. Por fundjava do të sjellë sërish dimrin.

Meto Alb ka publikuar parashikimin për këtë fundjavë nga kur ndryshimet fillojnë që mëngjesin e të shtunës.

Kështu: Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori