Si mori hasmëria jetën e dy vëllezërve në Krujë
Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku dy vëllezër u ekzekutuan nga një person, i cili, sipas Policisë, dyshohet se i ka qëlluar për motive hasmërie.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, në rrethana ende të paqarta. Vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, Policia ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie. Mësohet se dy familje, Bardhi dhe Pula, fqinje me njëra-tjetrin, kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

Viktimat nuk janë persona të skeduar më parë nga Policia apo të dënuar për ndonjë vepër penale.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje personat që shoqëruan drejt spitalit dy vëllezërit si edhe personat që kanë qenë pranë vendngjarjes, si dëshmitarë të krimit të rëndë.
Shtuar më 05/06/2020, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori