Makabre në Durrës, burri dhunon e hedh gruan nga kati i dytë pastaj tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Burimet e para bëjnë me dijë se një burrë ka tentuar të vrasë gruan e tij gjatë një konflikti në banesën e tyre në Lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

Burri me inicialet A.H, rreth 40 vjeç ka qëlluar gruan e tij me dërrasë në kokë dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Më pas ai ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke u varur në litar, por është shpëtuar në kohë nga një prej fqinjëve që ka ndërhyrë duke prerë litarin.

E gjithë ngjarja tronditëse ka ndodhur të sytë e dy vajzave të çiftit.


Shtuar 6.03.2020 23:01