Si kurrë më parë! Lutja e Papa Franceskut para sheshit bosh: Zgjohu o Zot! (FOTO LAJM)

Në sheshin Shën Pietro bosh, Papa Francesku mbajti i vetëm një lutje të jashtëzakonshme për këtë moment të vështirë që po kalon njerëzimi e që përkon me nisjen e ceremonialit fetar të Festës së Pashkëve 2020.

"Bie mbrëmja e njeriu është i humbur e i frikësuar. Jemi në të njëjtën barkë. Prej javësh duket se ka rënë mbrëmja. Errësira të dendura kanë mbërthyer rrugët, sheshet e qytetet tona, janë bërë zotër të jetës sonë duke mbuluar gjithçka me një heshtje shurdhuese e zbrazëti të shkretë që paralizon gjithçka ndërsa kalon . Ndjehet në ajër, në gjeste e thotë vështrimet."

"U gjetëm të frikësuar e të hutur, si dishepujt e Ungjillit, u gjetëm në befasi nga një stuhi e papritur dhe e tërbuar. Kuptuam se jemi të gjithë në të njëjtën barkë,. të gjithë të brishtë e të çorientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm e të domosdoshëm, të gjithë duke lundruar së bashku, të gjithë me nevojën për të ngushëlluar njëri-tjetrin.”

Cdo fjalë e tij është një referim i plotë i momentit unik që po kalon Italia dhe e gjithë bota.

"Koronavirusi , prezanton për njeriun momentin e zgjedhjes. Nuk është koha e gjykimit tënd, tha ai, por e gjykimit tonë, koha të zgjedhësh se çfarë vlen e çfarë kalon, të ndash se çfarë është e nevojshme e çfarë jo.

Koronavirusi, tha Papa Francesku e çoi humanizmin i cili deri tani ishte i sigurt për fuqinë e tij, të kërkoj ndihmë për shpëtimin e tij, shkruan Oranews.

Kemi ecur përpara duke u ndjerë të fortë e të aftë në gjithçka. Lakmitarë në fitim e lamë veten të mbytem nga gjëra e të nxitojmë nga hutimi. E tani që jemi në një det të hapur të përgjërohemi; ZGJOHU O ZOT!"

Papa Francesku ka mbyllur këtë lutje të jashtëzakonshme në Sheshin Shën Pietro, duke i besuar Shën Mërisë humanizmin e duke i kërkuar Zotit të mos braktisë njeriun në këtë furtunë.
Shtuar më 27/03/2020, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori