Si kurrë më parë, Edi Rama "vë me shpatulla për muri" Blendi Fevziun (VIDEO)
Opinion” i Blendi Fevziut mbrëmë ka festuar 20-vjetorin e tij dhe u deshën 20 vite që nga intervistues, Fevziu të kthehet në i intervistuar.

Kjo surprizë iu bë nga kryeministri Edi Rama i cili u sigurua ta "vinte më shpatulla për muri" Blendi Fevziun.

“E sigurt për ne shqiptarët, ashtu si vdekja, është që kur hapim televizorin në klikun e tretë maksimumi do dalësh ti”, i tha Rama Fevziut, ndërsa ky i fundit nuk nguroi t’ia kthente batutën duke i thënë se “unë dal te e treta sepse te dy të parat je ti.”

“Më thuaj tre momentet negative të tuat. Të lutem shkurt. Të lutem shkurt se kemi reklamat prapa. Përgjigju”, ka qenë një ndër pyetjet e Edi Ramës drejtuar Fevziut, duke shkaktuar të qeshura te ky i fundit.

Në fund e mbylli me urimin “Ky ishte Blendi Fevziu pas 20 vitesh Opinion. I ruajtë Zoti mendt e kokës”. /albeu.com/



Shtuar më 08/09/2017, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori