Si justifikohet shqiptari i kapur me drogë me vlerë 250 mijë paund
I riu shqiptar Ardian Topollaj, si njw emigrant i paligjshëm në Britani pretendon se atij i ngeli pak zgjedhje përveçse të kërkonte të punonte në një fabrikë kanabisi në një pronë me qira në fillim të krizës së koronavirusit.

Ai tregon se dinte se çfarë po bënte, kur u dërgua në adresën në Wheatley Hill, ku rritja e bimës ishte tashmë në zhvillim, në maj.

Gjykata dëgjoi kur policia hyri në pronë më 27 maj, ku bimët u gjetën në pesë dhoma mbi dy kate.

Jane Waugh, duke ndjekur penalisht rastin, tha se u duk një rritje “profesionale”, e ndihmuar nga gati 18,000 £ pajisje të ngrohjes dhe ndriçimit, me një furnizim falas të energjisë.

Në përgjithësi, 96 bimë në një fazë të pjekur të rritjes dhe 300 bimë më të papjekura u rikuperuan, vlera e të cilëve kapte shifrën e rreth 250,000 £.

Martin Scarborough, avokati, tha se Topollaj erdhi në këtë vend, në mënyrë të paligjshme, si një 19-vjeçar dhe ishte në Mbretërinë e Bashkuar për shtatë muaj e gjysmë në kohën e bastisjes së policisë.

Ai punoi në një shesh ndërtimi në Londër dhe më pas në një fabrikë gomash në Sheffield, derisa u mbyll në fillim të vitit.

“Kjo e la atë pa punë dhe të pastrehë dhe kur atij iu ofrua punë në këtë zonë nga një shqiptar, ai pranoi. Njerëzit që e sollën i thanë ‘diçka do të ndodhte’ nëse ai nuk do të merrte fermën e kanabisit.

Atij i thanë se kishte kamera sigurie në shtëpi që do të monitoronte lëvizjet e tij dhe kështu ai vazhdoi, duke u kujdesur për bimët për rreth dy javë para arrestimit të tij”.

“Përmes presionit ose frikësimit, ai u shfrytëzua si i ri sepse ishte i pastrehë,” shtoi z. Scarborough.

Duke e burgosur atë për 28 muaj, gjyqtari Ray Singh tha se ai luajti një rol në prodhimin e një ferme potencialisht fitimprurëse të kanabisit të ngritur. Ai i tha Topollajt se do të vuante 14 muaj paraburgim dhe, me shumë gjasa, do të përballej me deportimin.
Shtuar më 18/10/2020, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori