"Si ju zë gjumi? Do shkoni në ferr", Agron Tufa akuza të forta ndaj Diana Çulit
Ditët e fundit është rikthyer sërish debati për vrasjen e dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi 42 vjet më parë.

Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa ka akuzuar për vrasjen e tyre shkrimtaren Diana Çuli, e cila dikur kishte bërë reçensën apo analizën e poezive të tyre bashkë me dy shkrimtarë të tjerë.

Të ftuar në emisionin Top Story kanë qenë pikërisht shkrimtari Tufa, Diana Çuli, si dhe gazetaret Beti Njuma e analisti Mark Marku, si dhe vëllai i shkrimtarit Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi.

Në emision janë rikthyer të forta akuzat ndaj shkrimtares Çuli nga Tufa.

“Si ka mundësi që zonjën Çuli e zë gjumi pa kërkuar ndjesë për ato që ka bërë?

Ajo duhet të kishte kërkuar falje publike me megafon në shesh për ato që ka bërë”- tha Tufa.

Çuli u përgjigj: ” z. Tufa ka bërë akuza tepr te renda ne rrjete sociale, ndaj meje se une jam fajtore per vdekjen e 2 personave qe ishin poetët. Ju thoni qe i bazoni ne fakte ato akuza, por nuk janë në fakt dhe ky është mendimi juaj”, – tha Çuli.

Gjithashtu edhe gazetarja Njuma e cila kishte organizuar projektin ku do të recitoheshin poezi tha:

“Keni drejtuar fyerje ndaj meje dhe koleges pikerisht ju qe flisni per etike gjate gjithe kohes. E ftuam edhe z. Tufa te vinte dhe te fliste per Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, por nuk pranoi”- tha Njuma.

Analisti Marku shtoi:

“Znj. Çuli ka të drejtë të marrë pjesë në çdo takim të mundshëm sepse jemi në demokraci, por në këtë rast qëndrimi i Agronit ka qenë mëse normal, sepse edhe ai ka të drejtë të reagojë”,- duke shtuar më pas se Çuli duke qenë pjesë e gjykimit si pjesë e analizës, duhet të kërkojë minimumi një falje publike.

Diana Çuli iu përgjigj Markut kështu:

”I kam kërkuar faljes familjes Leka që emri im u përfshi në këtë gjë, edhe pse ngjarja ka ndodhur 42 vjet më parë dhe akuza është shumë e rëndë, edhe pse nuk kam patur asnjë lidhje me vrasjen e 2 poetëve.

Sa herë është replikuar për këtë çështje unë kam folur. Jam shqetësuar shumë nga lumi i akuzave ndaj meje.

Nuk e ndjej veten përgjegjëse për vrasjen e tyre”, tha ajo.

Por nuk e ka lënë me kaq debatin dhe akuzat z. Tufa:

“Poezitë dhe mënyra si i interpretuat ju u bënë shkak për vrasjen e poetëve dhe mosfaljen e dënimit me vdekje.

Ju mund ta kishit bërë neutrale por nuk deshët.

Ju kishit urrejtje për armikun e klasës dhe keni qenë 26 vjeç kur kryet atë analizë mbi poezitë e tyre. Nga ky krim nuk ka gjasa të shkoni në burg por nuk do ta pastroni dot shpirtin kurrë, dhe do të shkoni në ferr”,-i tha Tufa Çulit./Albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori