Ambasadorja e SHBA: Shqipëria nuk mund të bëjë progres nëse e shikon korrupsionin si diçka të zakonshme

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Konferencën e Parë Anti-Korrupsion ka folur për Reformën në Drejtësi.

Kim tha SHBA do të jetë pranë Shqipërisë për të luftuar krimin dhe tha se të gjithë ne, qytetarët e Shqipërisë, duhet të bëjmë bashkë forcat në këtë çast për të thënë mjaft me korrupsionin.

“Më duhet të hamendësoj nga salla e mbushur plot këtu, që nënkupton që qeveria e Shqipëria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejlakalon përkushtimin e mëparshëm. Lufta kundër korrupsionin nga përvoja jonë, jo se ne nuk kemi korrupsion dhe kemi të drejtë tu japim një mësim të gjithëve, pro flasim për të sepse ne kemi përjetuar në histori se çdo të thotë kur nuk lufton korrupsionin. Do doja tu thoja që të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA-ve për të thënë mjaft me korrupsionin, të mbrojmë demokracinë, Shqipëria të jetë më e fortë. Mendoni se ku keni arritur si vit, vitin e kaluar festuam 30 vite të një Shqipërie të lirë, të një Shqipërie që hoqi qafe komunizmin, diktaturë. Tani ja ku jemi, 31 apo 32 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite qëkur SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike, ju duhet të kishit thënë 30 vite më parë se Shqipëria do të lëvizte në një nga vendet më të varfra në botë, në një vend që ka një ekonomi në lulzim. Por gjithashtu është edhe frustruese sepse ky vend dhe ky popull ka aftësi shumë më tepër, por e bllokon korrupsioni. Perceptimi që më duhet të kem lidhje të veçanta, të jap ryshfet për të përdorur talentet e mia, kësaj duhet t’i jepet fund”, tha Kim.

Ambasadorja tha gjithashtu se Shqipëria nuk mund të bëjë progres nëse e sheh korrupsionin si diçka të zakonshme dhe të pranueshme.

Ky është çasti në historinë tuaj ku ju mund të ngriheni në nivelin tjetër. Jeni anëtarë të NATO-s, do të jeni anëtarë të BE-së. Dy vite më parë Shqipëria ishte kryetare në detyrë e OSBE dhe tani që nga 1 janari jeni anëtarë e Këshillimit të OKB-së. Ka ardhur koha për të shkuar në nivele të tjera, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si diçka e zakonshme apo e pranueshme”, tha Yuri Kim./albeu.com

 


Shtuar 13.06.2022 18:11