Rama darkë zyrtare me Macron në Paris, e shoqëron bashkëshortja (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të premteje në Pallatin Elysee, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron. Kreu i qeverisë thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, ndërsa ka ndarë edhe fotot ku shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Rama ndodhet në Paris, në Forumin e Paqes me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, ku edhe mbajti një fjalim. Kreu i qeverisë shprehu edhe një herë pakënaqësitë që Bashkimi Evropian, e më pas u ndal edhe tek raporti mes Kosovës dhe Serbisë.