“Si gënjeu hapur Rama për sipërmarrësit italianë”
Deklaratat e Kryeministrit Rama në emisionin italian, janë komentuar jo pak.

Por këtë intervistë analisti Lubonja e ka konsideruar një gënjeshtër.

“E dëgjova që tha ka 20 mijë sipërmarrës italianë në Shqipëri. Nga të dhënat që kam unë ka 10 herë më pak italianë, që mund të kenë 1 apo 2 njerëz të punësuar. Pra, nuk janë 20 mijë por 2 mijë, janë nja 3 mijë e ca rezidentë italianë këtu.

Këto të dhënat i kam nga burime serioze. Si mund të shkojë një kryeministër dhe të gënjejë atje. Tha edhe që vijnë 500 mijë italianë këtu me pushime, por ku shkojnë paratë që lënë këta këtu? Pse nuk lulëzon ekonomia? Këto gënjeshtra që thotë janë skandale”,- tha Lubonja. /albeu.com/

Shtuar më 06/03/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori