Një shqiptar ka ndërruar jetë në Francë, për shkaqe ende të paqarta.
Klidian
Jonuzi, 26 vjeç, ndodhej në një kamp azilantësh në Metz të Francës, ku punonte si vullnetar ku ka humbur
jetën.
Lajmin e bën të ditur gazetari Leon Molla, i cili bëri publik në
Shqipëri edhe rastin e të
riut tjetër shqiptar që vdiq në Francë, Florenc Beqiraj.
Gazetari shkruan në Facebook se i riu ka folur me familjarët e tij në
Shqipëri në 17 tetor dhe ka thënë se ka qenë shumë mirë dhe se nuk i mungonte asgjë.
Familja e tij, njofton gazetari apelon për ndihmë financiare për të sjellë trupin e të
riut në
Shqipëri. Në postimin e tij, ai thotë se
familja ka mësuar për vdekjen e të
riut, nga një mesazh i të dashurës së tij.
Postimi i plotë i Leon Mollës
VDES I RIU NË FRANCË, AKOMA NUK DIHEN SHKAQET
Klidian Vladimir
Jonuzi, lindur me 30.06.1992 në qytetin e Tiranës, ka ndërruar jetë këtë javë në Metz të Francës.
Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysëm në azil duke punuar si vullnetar.
I riu Klidian
Jonuzi thuhet nga azilantët e tjerë se ishte një djalë i qetë dhe shumë punëtor, gjithashtu ishte mjaft i kujdesshëm dhe respektonte çdo rregull.
NGJARJA
Me datë 17.10.2018 ora 17:30 ka qënë telefonata e fundit e tij me familjen në
Shqipëri i cili thoshte se ishte mjaft mirë dhe se nuk i mungonte asgjë.
Mbasditen e të enjtes 18.10.2018 motra e Klidianit i dërgon mesazh të dashures se Klidianit për ta pyetur se përse ai nuk kishte shkruar gjatë gjithë ditës, në atë moment këtë lajm ia u përcolli nëpërmjet Mesengerit e dashura e tij Marie Klein duke iu thënë në mënyrë mjaft të ftohtë "Ngushëllimet e mia, Klidiani ka ndërruar jetë" pa e sçaruar se si ndodhi.
Ky lajm erdhi si nje bombe për familjen e tij pasi
familja kishte kontaktuar me djalin një ditë më parë dhe ai kishte pohuar se gjithçka është në rregull.
APELI I FAMILJES
Ju lutemi që me sa të mundeni të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë financiarisht me sa të munden duke menduar si nëna, baballare, motra apo vëllezër të kontribuoni sado pak që trupi i tij i pajetë të vij në
Shqipëri sepse shuma që na nevojitet është e papërballueshme.
Me respekt dhe dhimbje
familja Jonuzi.
Ju shpreh ngushllimet e mia të sinqerta familjes
Jonuzi.
Shtuar më 25/10/2018,
ora 17:07