VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë raketash në Turqi, ka shumë të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë raketash dhe të prodhimit të lëndëve eksplozive në Ankara të Turqisë duke shkaktuar dhjetëra të plagosur dhe të paktën pesë të vdekur sipas raportimeve paraprake të autoriteteve lokale.

Mediat raportojnë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në një zonë të gjërë duke krijuar panik te banorët krahas dëmeve materiale. Mësohet se në këtë fabrikë prodhoheshin lëndë eksplozive si edhe raketa, ku edhe bëheshin testet.

Prefekti i Ankarasë Vasil Sahin tha se nga të dhënat paraprake dyshohet për një reaksion kimik, i cili ka shkaktuar shpërthimin në zonën ku prodhohej dinamiti.

Ngjarja ndodhi në orën 08:45 dhe ka të dhëna që pati një reaksion kimik në zonën ku prodhohet dinamiti. Në këtë fabrikë prodhohen lëndë eksplozive si edhe raketa, ku bëhen edhe disa teste”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 10.06.2023 10:38