Si e nisi Sokol Balla emisionin ditën që u largua nga redaksia e lajmeve e Top-it
Pëlqej
Sokol Balla nuk do të jetë më në krye të lajmeve të Top Channel që nga dita e sotme, por do të vazhdojë të drejtojë emisionin e tij Top Story.

Ai doli sonte në transmetim direkt në emision dhe nuk tha asgjë për vendimin e drejtuesve të Top-it duke filluar sipas skaletës që kishte përgatitur.

"Të enjten në Kuvend do të votohet Buxheti i Shtetit"., tha Balla duke vijuar emisionin normalisht.

Mësohet se sëbashku me Ballën nga departamenti i lajmeve në Top Channel është larguar edhe Enkelejd Llanaj, i cili ka qenë aty që prej themelimit të televizionit. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 21:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori