Si e denoncoi mjeku grabitjen kolosale: Mos i operoni më shqiptarët (VIDEO)
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokurori Florian Bonjaku. Por si funksiononte skema? Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama. Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin.

Një tjetër armë e fortë në dorën e hetuesve janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij Shkëndijes ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit. Në dokumentin që Shqiptarja.com zbardhet biseda mes Shkëndijes dhe bashkëshortit të saj në burg, Isufit, ku ky i fundit i ankohet se i ka sjellë shumë pak, por edhe kur flasim me kode dhe i thotë që drogën duhet ta fshehë mirë.

“Përsë i more 6-ta ka pasur mbeturina, unë të thashë merr 1,2,3, me ato bëjshim noj punë, me këto që më solle me zor kam bërë 3 ose 4 copë”, i thotë Isufi në telefontën që mban datën 3 qershor 2019. Në një prej telefonatave, Isufi i ankohet për “mallin e keq”, e ndërsa në telefonatën e bërë nga kabina e burgut i thotë Shkëndijes që të bëjë kujdes.

Isufi: Ke për të ardh as e fortë, fute në fuqi, mbylle fuqinë e Ufos mirë, ec serbi, merr një ose dy dhe mos të kthehesh mbrapa. Ta mbyllësh fuqinë mirë.

Shkëndija: Për pak sa nuk rash viktimë sot, më hocën dhe të brendshmet, herët tjetër do vij pak më ashtu

Isufi: Herës tjetër do vish si sot.

Masa e parë e marrë nga Burgjet pas zbulimit të rastit ka qenë pezullimi i dy punonjësve që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme, ndërsa më pas të njëjtin fat kishin edhe gjashtë efektivë në regjimin e brendshëm. Isuf Rama tani duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë dhe proces, ndërsa bashkëshorten e tij ndodhet në “arrest në shtëpie”. Ndërkohë që sot janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë 13 drejtorë të policisë në sistemin e burgjeve në vend
Shtuar më 03/11/2019, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori