Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në Lezhë.

Sipas burimeve, një automjet tip Mercedez ka rënë në kanal, në lagjen e tropojanëve përgjatë rrugës dytësore Shëngjin- Superstradë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit dhe tre pasagjerë të saj janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se automjeti ku udhëtonin vajzat doli nga rruga pasi u përball me një autoveturë tjetër në një kthesë dhe për të shmangur përplasjen ka devijuar, por s’ka mundur ta mbajë nën kontroll mjetin dhe ka përfunduar në kanal.

Persona të rastësishem ndihmuan të plagosurit për të dalë nga makina që po mbushej me ujë dhe njoftuan ambulancat dhe policinë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/