Si duket Shqipërisë i duket e tepërt toleranca fetare!
Albeu.com
E njohur deri më tani si vendi ku ekzistonte mirëkuptimi dhe toleranca ndërfetare, Shqipëria i është bashkangjitur atyre vendeve që cënojnë lirinë e mendimit dhe besimit, duke të rikujtuar dekadat komuniste ku cënoheshin edhe të drejtat me themelore.Aktivist i besimit “Bahai”, rektori i universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Agim Kukeli, ka urdhëruar sot rojën e fakultetit që të mos lejojë hyrjen në ambientet shkollore të studentes Behije Hoxha që mbante shami dhe të studentit Julian Mebelli që kishte mjekër të gjatë. Rektori Kukeli pati lajmëruar që më parë dy studentët në fjalë që të vendosnin nëse do të ndryshonin uniformën dhe paraqitjen ose do të pranonin largimin nga shkolla. Studenti korçar Mebelli pasi nuk shtë lejuar që të futet në mësim, është larguar duke theksuar se do tu drejtohet organeve më të larta të drejtësisë për të fitur atë që është e drejtë themeltare për çdo kënd, te drejten per tu arsimuar. Ndërkohë që ditë më parë, një deputet i Partisë Demokratike qe shprehur se në emër të deputetëve të Durrësit dhe kryetarëve vendorë të këtij qyteti, do ti kërkonte kryeministrit Sali Berisha ndërhyrje sa më të shpejt, në të kundërt këtij të fundit do ti duhej të bënte një zgjedhje midis përfaqësuesve demokratë në legjislativ dhe rektorit Kukeli. Ramadan Cipuri, Start
Shtuar më 30/10/2006, ora 15:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori