Biznes me “Rukjen”, zbulohet mashtrimi i pseudohoxhës në Tiranë, kërcënon gazetaren

Një javë me parë emisioni ‘Piranjat’ tregoi se si feja mund të kthehet në biznes.

Personave mund t’i lexohen ajetet e Kuranit dhe si me magji mund të largohen nga trupi xhindet, shejtanet dhe magjitë e zeza.

‘Piranjat janë përballur me këtë pseudo hoxhë për t’i shpjeguar se feja nuk lejon të marrësh para dhe ta bësh biznes familjar.

Disa ditë më vonë pikërisht në ditën kur do të trasmetohej emisioni ‘Piranjat’ morën një telefonatë nga pseudo hoxha dhe bashkëshortja e tij.

Telefonata ishte jo dhe aq miqësore, me tone të larta zëri, ofendime dhe plot me kërcënime duke i thënë gazetares që duhet të largohet sa më shpejt nga Tirana sepse ata do ta përndiqnin dhe se i kishin gjetur familjen.

Në një intervistë me ish myftiun e Tiranës, Ylli Gurra për ‘Piranjat’ shpjeghet se si feja e ndalon në mënyre kategorike të marrësh para sidomos për të kënduar rukje.

Efekti i rukjes nuk është asgjë më shumë se qetësim i mendjes dhe se çdo gjë është psikologjike.

Na shpjegon gjithashtu që personi në fjalë duhet të ishte edhe i çertifikuar dhe jo të marrë përsipër një student të bëjë të tilla shërbime.

/syri.net/


Shtuar 26.05.2023 21:43