Si do të jetë moti këtë fundjavë? Mësojeni para se të bëni plane
Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, zhvillimet e vranësirave do të sjellin reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore e atë qendrore të vendit.

Ditën e diel e kryesisht të hënën përgjithësisht parashikohet mot me diell.

Temperaturat do të pësojnë rënie kryesishtvlerat minimale. Kurse ditën e hënë, vlerat maksimale të temperaturave do të rriten.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë, mesatare përgjatë brigjeve detare.

E pranishme do të bëhet dhe mjegulla lokale gjatë orëve të mëngjesit.

Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë.

Shtuar më 16/10/2020, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori