“Revolucionit s’i reziston askush”, Berisha: Shkojmë në seli kur ta vendosim, PD jo seli e pengjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të shkojnë në selinë e Partisë Demokratike kur ta vendosin dhe ta shohin të arsyeshme.

“Selia është vetëm 1, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim ajo nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe banda të Ramës. Ramës i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për ti garantuar mbijetesë pengut tënd, sepse hoqe apo nuk hoqe dorë ky revolucion do kthehet te ti. Revolucionit si reziston dot kush, mos bëni shaka”, tha Berisha./albeu.com/