Me Havertz dhe Broja në sulm, si pritet të jetë formacioni i Chelsea sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Sanksionet e vendosura ndaj pronarit të Chelsea, Roman Abramovich e kanë lënë klubin në një pozicion të pasigurt dhe janë vendosur për t’u shitur.

Aktualisht, asnjë nënshkrim apo shitje e lojtarëve nuk mund të bëhet dhe asnjë kontratë e re nuk mund t’u ofrohet yjeve ose stafit aktual.

Kështu mediat angleze bëjnë të ditur formacionin e mundshm të Chelsea ku priten shumë ndryshme.

Antonio Rudiger out, no Romelu Lukaku as Conor Gallagher, Armando Broja and the Championship wonderkid to play Chelsea’s new look next season?

Armando Broja pritet të rikthehet nga Southampton ku ka shkëlqyer këtë sezon, duke zëvendësuar Lukakun i cili mund të rikthehet te Interi.

Sa i përket largimeve Cesar Azpilicueta, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen do të largohen nga klubi, së bashku me të riun Xavier Simons.

Efekti këtë sezon nuk do të jetë shumë i dëmshëm për ekipin për momentin, por sezonin e ardhshëm, edhe nëse gjendet një blerës dhe klubi ndryshon duart, paratë mund të jenë shumë më të shtrënguara. /albeu.com/

 

 


Shtuar 16.03.2022 12:37