E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Shvarcenberg: BE nuk ka një pozicion të vetëm në OKB
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Shvarcenberg, thotë se BE ende nuk ka marrë një pozicion të përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të KB rreth kërkesës së Serbisë për legalitetin e pavarësisë së Kosovës."Për marrjen e pozicionit të përbashkët vendimin përfundimtar do ta marrim në Nju Jork, meqenëse në ambientet e Asamblesë së Përgjithshme do të mbajmë takimin e të gjithë ministrave të punëve të jashtme të BE-së". ka thënë Shvarcenberg për gazetën "Dnevnik të Novi Sadit.

Shefi i diplomacisë çeke tha se do të angazhohet që vendet e Ballkanit Perëndimor, do të shndërrohen në vende me prosperitet, dhe për këtë sipas ministrit çek, receta më e mirë është integrimi në BE.
Shtuar më 22/09/2008, ora 20:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori