Shutanovac: Nuk do te bejme lufte me Kosoven
Albeu.com
Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka deklaruar në një intervistë për gazetën turke Zaman se Serbia do të përdorë kanalet diplomatike për të luftuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e një lufte me Kosovën.Shutanovac ka thënë se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe do t’i zgjidh problemet rreth Kosovës me anë të diplomacisë. “Ne duam të negociojmë. Për herë të parë në historinë serbe ekziston një konsensus të mos përdorët forca”, ka thënë ai.
Duke folur për pjesëmarrjen e ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it në Kosovë, Shutanovac ka thënë se nga gjeneralët e tij ka mësuar se armata turke është armata më besnike në botë – dhe ka shtuar se çmon lartë kontributin e tyre në Kosovë. /telegrafi/
Shtuar më 14/05/2009, ora 19:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori