"Shuplake" presidentit Topi, Kuvendi rrezon Mucmaten
Albeu.com
Maxhoranca i jep një tjetër "shuplakë" Presidentit të Republikës duke rrëzuar në Kuvend kandidatin për anëtar të Gjykatës, Vexhi Muçmata. Deputetët e maxhorancës kanë rrëzuar kandidaturën e Muçmatës me 65 vota kundër, 4 pro dhe 3 abstenim.Ndërkohë deputetët e LSI-së Dritan Prifti, Nasip Naço, Lefter Koka dhe deputeti i PDU-së Shpëtim Idrizi votuan pro kësaj kandidaure.

Kandidatura e prokurorit Vexhi Muçmata nuk mori besimin e maxhorancës për disa arsye, që nisin me të kaluarën e tij, si hetues për 14 vjet gjatë regjimit komunist, kohë në të cilën, sipas Partisë Demokratike, Muçmataj ka qenë hetues në vepra penale të karakterit politik.

Ndërkohë një javë më parë, mazhoranca rrëzoi një tjetër kandidat për në Gjykatën e Lartë, siç ishte Sokol Çomo.
Shtuar më 15/07/2010, ora 17:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori