Gjermanët kundër hapjes së negociatave: Shumë herët!
Pëlqej
Në fund të muajit qershor krerët e shteteve dhe qeverive do të vendosin nëse BE do të negociojë pranimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

"Më 28./29. qershor, Këshilli Evropian i perbere nga kryetarë shtetesh dhe Qeverish duhet të pozicionohet në propozimin e Komisionit Evropian. Ka rezerva për një hap të tillë në shtete të ndryshme anëtare të BE-së; Imazhi i Shqipërisë është i keq në disa vende të BE", shkruan media gjermane welt.de.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum (CDU) është prononcuar edhe njëherë për këtë çështje.

Në Facebook Krichbaum thotë se fillimi i negociatave për Shqipërinë para verës është shumë herët.

"Ne na duhet të vendosim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë para verës. Mendoj se është shumë herët", -shkruan Krichbaum. /albeu.com/


Shtuar më 25/05/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori