Real Madrid bën goditjen e së ardhmes, Endrick zyrtarizohet te “Los Blancos”

Tani është zyrtare! Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Palmeiras për transferimin e sulmuesit Endrick, i lindur në vitin 2006.

Lojtari do të transferohet në Spanjë në verën e vitit 2024, kur të mbushë 18 vjeç.

Kushtet dhe vlerat e transaksionit janë konfidenciale. Është një operacion që kushton 60 milionë euro plus bonuse. Kontrata është deri në vitin 2027 me opsion edhe për tre sezone të tjera./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2022 16:45