“Mos harxhoni kot lekë se nuk ka koronavirus”, Rama siguron shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka siguruar edhe njëherë shqiptarët se në vendin tonë nuk ka asnjë të prekur me koronavirus.

Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit, Rama këshilloi qytetarët të mos rendin për të blerë maska pasi ato nuk të mbrojnë nga koronavirusi dhe janë harxhim i kotë parash:

“Qytetarët duhet të ruhen nga infodemia me vetëdijen se të gjitha këto burime shkaktojnë ankth dhe pasiguri.

E thëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekur ka rënë nga 3% në 2.3%, pra 2.3% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërsa 97.7% e përballon pa pasoja.

Duke folur për masat, thirrja që bën OBSH, është mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë, se nuk mbrojnë personat nga prekja. Ato janë të dobishme për mjekët, vetë të prekurit dhe ata që u shërbejnë, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë.

Gjithë histeria është harxhim i kotë i lekëve.”


Shtuar 2.03.2020 11:04