Shumë kohë pas datës së premtuar, "Migjeni" nis fluturimin (FOTO LAJM)

Që nga dita e hënë, avioni me emrin Migjeni do të nisë fluturimet drejt Italisë.

Ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama që ka lajmëruar nepëmjet rrjetit social Facebook këtë lajm duke postuar edhe fotografi të avionit.

“MIRËMËNGJES dhe me MIGJENIN gati për Tiranë, që pasnesër të nisë fluturimet drejt Italisë, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.
Migjeni është një nga avionët e Air Albania, linja ajrore nën emrin shqiptar që sipas premtimeve të qeverisë Rama do të niste rregullisht fluturimet në qiell në tetor të 2018.

Shumë nga premtimet nuk u realizuan dot në kohë,duke ngritur kështu dyshime të forta në lidhje me këtë nismë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2019, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori