Shullazi kërkon ballafaqim të avokatëve: Beqja gënjen!
Emiliano Shullazi, i akuzuar për “gjobëvënie” ka paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda një kërkesë të re, ku ai kërkon që në seancë të dëshmojnë edhe avokatët e Gilmando Danit, i arrestuar si një nga bashkëpunëtorët e Shullazit.

Sipas Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmitari i mbrojtur i çështjes, i ka dhënë një tjetër dëshmi avokatëve të Danit.

Ndaj Emiljano Shullazi kërkon që në një seancë gjyqësore të thirren si dëshmitarë edhe avokatët e Gilmando Danit, në mënyrë që të japin versionin që Beqja ka dhënë në prani të tyre.

Avokatët të thonë në gjyq atë që iu ka thënë Ylvi Beqja”, thotë Emiljano Shullazi./albeu.com/


Shtuar më 14/02/2017, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori