“Shullazi, Frroku e Lul Berisha”, firmosin peticionin për Vettingun (VIDEO)
Peticioni për Vettingun është ironizuar nga protestuesit e PD-së para kryeministrisë pasi kanë bërë të mundur që “Emiljano Shullazi, Mark Frroku, Lul Berisha” të behen pjese e peticionit për Vettingun.

Të rinjtë e PD-së, me maska në fytyrë me fotot e të dënuarëve i janë drejtuar një tende të improvizuar për firmosjen e peticionit.

Mes emrave lexohen, Artur Bushi, Elvis Roshi, Artur Bardhi, etj.

Para kamerave ata kanë prezantuar veten dhe krimet për të cilat janë dënuar dhe faktin se janë aty për të firmosur vetingun./albeu.com/


Shtuar më 09/03/2017, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori