Rama u drejtohet shqiptarëve: Ndjesë për gabimet e mia, nuk kam për qëllim të përfitoj në kurriz të të tjerëve

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në oborrit e Kryeministrisë, ka mbajtur një fjalim, duke treguar se çfarë e pret vendin tonë pas çeljes së negociatave.

Ndërsa foli për përparësitë dhe sfidat, Rama iu drejtua popullit shqiptar duke ju kërkuar ndjesë për gabimet e tij, për të cilat tha se në rast se ka, janë bërë jo me qëllim.

“Ju kërkoj thellësisht ndjesë qytetarëve shqiptarë për gabimet e mia, ato që di apo nuk di, duke siguruar që nuk është një gabim për të përfituar në kurriz të të tjerave. Kurrë skam qenë më I bindur dhe më i motivuar për ta merituar besimin e tyre”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.07.2022 09:01