Shukri Xhelili shtrohet në spitalin e burgut
Pas problemeve shëndetësore të cilat janë shfaqur kohët e fundit, ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili, ka përfunduar në spitalin e burgut.

Burime nga avokatët mbrojtës të tij kanë bërë të ditur se Xhelili është duke vuajtur nga sëmundje të zemrës, pas asaj që ka kaluar.

Ndodhur në këto kushte, avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të rivlerësohet masa e sigurisë së klientit të tyre, për shkak të sëmundjes. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori