Shuk përjashton mundësinë e ndarjes së ndonjë pjese të Kosovës
Albeu.com
Ata që flasin për opsione të tilla ose nuk i njohin realitet në rajon ose janë të papërgjegjshëm, theksoi zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha dhe zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Stiven Shuk, zhvilluan sot takimin e tyre të rregullt në të cilin është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë lidhur me procesin e definimit të statusit, si dhe dinamikën e bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. U vlerësua lart fakti se në Ekipin e Unitetit po vazhdon të ruhet dhe të funksionojë një shkallë e lartë e unitetit që është me rëndësi qenësore për mbarëvajtjen e proceseve lidhur me çështjen kryesore për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, u tha në kët ë takim. Gjithashtu u diskutua edhe për rëndësinë që ka takimi i Ekipit të Unitetit me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs. Duke reaguar ndaj shkrimeve e spekulimeve për gjoja ndarjen eventuale të një pjese të Kosovës, Shuk u shpreh kategorik në konstatimin se ndarja nuk është fare opsion. Ata që flasin për opsione të tilla ose nuk i njohin realitet në rajon ose janë të papërgjegjshëm, theksoi Shuk. Për këtë mundësi, madje, as që duhet të diskutohet, shtoi ai, duke rikujtuar qëndrimin e qartë të parimeve dhe garancive të Grupit të Kontaktit, lidhur me integritetin territorial të Kosovës. QIK
Shtuar më 20/07/2007, ora 09:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori