Shuk: OKB po me heton per sjelljen time ne Kosove
Albeu.com
Zevendes shefi i UNMIK-ut Stiven Shuk ka njoftuar se i eshte bere e ditur se hetimet jane duke u bere per sjellje agresive dhe joprofesionale me ministrin Ethem Çeku dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj.Zevendes shefi i UNMIK-ut Stiven Shuk ka njoftuar se Zyra per kontroll te brendshem e OKB-se ka zhvilluar hetime per sjelljet e tij gjate misionit ne Kosove, ashtu siç edhe kane raportuar kohe me pare media kosovare. Ai njoftoi se po hetohet per akuza per "sjellje agresive" gjate ushtrimit te detyres se tij. Shuk tha se nuk ndiehet fajtor dhe se nuk do te jape doreheqje.

Ne nje konference te jazhtezakonshme per gazetare zevendesshefi i UNMIk-ut gjenerali dhe diplomati amerikan Stiven Shuk ka njoftuar se dje ka kuptuar se, zyra e mbrendshme e Kombeve te Bashkuara per kontrollimin e personelit te misioneve te OKB-se, ka filluar hetimet ndaj sjelljeve te tij ne Kosove.

“Askush nga zyra per kontroll te brendshem e Kombeve te bashkuara nuk ka kontaktuar me mua, por me eshte bere e ditur se hetimet ndaj meje jane duke u bere se une kam sjellje agresive, jam sjellur ne menyre joprofesionale me ministrin Ethem Çeku dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe se kam lidhje personale me femra nderkombetare dhe kosovare gjate misionit tim ne Kosove” tha ai. Ai tha se nuk do te lejoje qe keto apo akuza te tjera te kene ndikim negativ ne statusin e Kosoves, si dhe ne kryerjen e detyrave dhe pergjegjesive te tij ne Kosoves. RTK
Shtuar më 27/09/2007, ora 09:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori