Shuhet pas 15 ditësh "luftë me vdekjen" shqiptari në Itali
Ditën e sotme 45-vjeçari">45-vjeçari shqiptar, Marko Xhurxhi ka humbur jetën në spital.

Ai prej 15 ditësh ishte në "luftë me vdekjen" për shkak të plagev që kishte marrë pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në Polvica, në provincën e Casertas në Itali.

Ai mësohet se po pushonte kur ndodhi shpërthimi, që dyshohet se erdhi për shkak të rrjedhjes së gazit.

Xhurxhi ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë. Në momentin e ngjarjes, 45-vjeçari">45-vjeçari ndodhej i vetëm në shtëpi./albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori