Aksident në Fier, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë të mitur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com

 


Shtuar 14.07.2023 19:22

Tags: ,