“Shuhet” Enveri, komunistët marrin vetëm 8 vota në Gjirokastër

Partia e Komuniste e Shqipërisë konkurroi me 143 kandidatë në zgjedhjet e 25 qershorit. Siç ishte e pritshme, ajo mori një rezultat të dobët në zgjedhje.

Edhe Partia Komuniste e Shqipërisë konkurroi me 25 qershor me 143 kandidatë në të gjithë vendin. Por ashtu siç pritej, PKSH mori shumë pak vota, 1024 vota ose 0.6% në rang kombëtar.

Por ajo që bie më shumë në sy është se në Gjirokastër, në vendlindjen e themeluesit të Partisë Komuniste, Enver Hoxhës, kjo parti ka marrë vetëm 8 vota. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori