Shuhet AKSH, shuhet ideja per bashkim kombetar
Albeu.com
FBKSH dhe AKSH njoftuan sot për ndërprerjen e aktiviteteve të tyre duke dhënë sqarimet dhe arsyetimet nëpërmjet një deklarate publike. Organizata e njohur politike Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) që ...... bashkëvepronte me krahun ushtarak Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka bërë të ditur se arsyetimi i parë për pushimin e përkohshëm është se, realizimi i platformës së tyre politike që ka qenë dhe mbetet Shqipëria Etnike, është një rrugë me perspektive të gjatë e të largët.

“Arsyetimi tjetër është se me shpalljen e Republikës Kosovës si shtet të "pavarur" e "sovran", ashtu si në Republikën e Shqipërisë, ku kanë vepruar e veprojnë institucionet shtetërore e legale të Republikës së Shqipërisë dhe uniforma e bukur e ushtrisë shqiptare, nuk ka pasur e as nuk ka vend për veprim të FBKSH-së dhe aq më pak për të AKSH”, thuhet në deklaratën e këtij formacioni politiko-ushtarak që synonte bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Në deklaratë theksohet se organizimi i tyre do të jetë në rrafshin politik nëpërmjet Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, me degët në Kosovë, Shqipëri, diasporë dhe trevat tjera.

“Tani e në të ardhmen nuk ka e nuk do të ketë vend për veprimtari të FBKSH-së dhe aq më pak të AKSH, sepse aty, në Republikën e Kosovës, në vend të FBKSH-së, po veprojnë institucionet legale të Republikës së Kosovës, dhe në vend të AKSH-së po vepron edhe aleati ynë NATO, me emrin KFOR”, thekson kreu i kësaj organizate, duke paralajmëruar formimin e një subjekti politik. (lajm)
Shtuar më 11/05/2009, ora 17:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori