Shtyrja me një muaj e shpalljes së fituesit për Milot-fier, aktivistët ironizojnë Ministrinë (VIDEO)
Shtyrja me një muaj e shpalljes së firmës fituese për rrugën Milot-Fier është pritur me shumë skepticizëm në vend.

Arsyeja pse Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës mori këtë vendim, ishte për shkak të pandemisë, gjë që nga aktivistët u konsiderua një justifikim për t'i dhënë kohë kompanisë që dëshiron qeveria të jetë fituese, për të bërë gjithë letrat dhe procedurat e nevojshme.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje, një grup aktivistësh kanë përgatitur një video ironizuese ku vihen në rolin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe kthejnë në parodi deklaratën e tyre në lidhje me rrugën Milot-Fier.

Për ta bërë edhe më thumbuese ata përmendin edhe varësen mijëra euroshe të ministres Balluku, lajm i cili qarkulloi bujshëm në rrjet.

Për më tepër mund të ndiqni videon që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/


Shtuar më 14/10/2020, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori