Ekzekutimi i dyfishtë në Lezhë, vihet në pranga bashkëpunëtori

Eshtë vënë në pranga, Agron Lushi, 35 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtori i Aleksandës Përdodës, autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë të Preng Simonit dhe rapsodit Kol Murranit.

Policia bën me dije se ndalimi i tij ka ardhur pas verifikimit të provave të mbledhura pas inspektimit në vendin e ngjarjes. 35-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Tashmë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleksander Perdodën, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Lalm i Vjetër.

Ai e ka mohuar autorësinë e ngjarjes para trupit gjykues ku ka deklaruar se rapsodin e kishte mik dhe nuk kishte arsye ta vriste.

Përdoda njihej në zonë si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.


Shtuar 15.05.2020 07:26