Shtyhet sërish "Gërdeci", munguan avokatët
Pëlqej
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka shtyrë për të disatën herë seancën e radhës për çështjen "Gerdeci". Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve, ndërsa seancën e kaluar ka qënë shkak për shtyrje, mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari.

Aktualisht, ky proces është fokusuar në shqyrtimin e provave të prokurorisë kundër të pandehurve, të cilët akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 në fshatin Gerdec të Tiranës, ku si pasojë e një shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën dhjetra të tjerë.

Çështja "Gërdeci" është një nga më të mëdhatë në historinë gjyqësore, jo vetëm për nga numri i madh i të pandehurve, por edhe i dëshmitarëve, mbi 300 të tillë. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori