Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për anëtarin e pezulluar të KPA,
Luan Dacin.
Mësohet se shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares Anita Mici e cila ishte caktuar në këtë proces, por Prokuroria bëri kërkesë për përjashtimin e saj nga gjykimi.
Raportohet se sot nuk është formuar trupa gjykuese, ndërkohë që Anita Mici është në proces Vettingu në KPA, ku
Daci është pikërisht anëtar.
Tashmë është në dorën e KLGJ të caktojë një anëtar të ri.
Kujtojmë se gjykata shpalli fajtor dhe dënoi me 6 muaj burg, gjyqtarin
Luan Daci, por që është konvertuar në 12 muaj shërbim prove. Gjykata ka argumentuar se përmes deklarimit të rremë ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i KPA. Ish-gjyqtari duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, si dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona me rekorde kriminale. Me këtë vendim,
Daci ka humbur postin e gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Më herët SPAK kërkoi për
Dacin që të dënohet me një vit burg.
Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. “Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997 , deklaroi SPAK ne ate periudhe.
Paralelisht me procedimin, SPAK mori në gjykatë masën e pezullimit nga detyra të
Luan Dacit.
Shtuar më 05/02/2021,
ora 10:40