Shtyhet seanca per ish- kryeministrin maqedonas Buçkovski
Albeu.com
Georgievski, tha se seanca ku do te diskutohet rreth heqjes se imunitetit te Buçkovskit, do te zhvillohet pas pushimeve te parlamentit. Nderkohe, vete Buçkovski akuzoi kryetarin e parlamentit se ai kishte qene "regjizori" i te gjithe rastit rreth tij.Buçkovski ka hedhur poshte akuzat kunder tij. Kryetari i parlamentit, Lubisha Georgievski, tha se seanca ku do te diskutohet rreth heqjes se imunitetit te ish-kryeministrit, Vllado Buçkovski, do te zhvillohet pas pushimeve te parlamentit. Nderkohe, vete Buçkovski akuzoi kryetarin e parlamentit se ai kishte qene "regjizori" i te gjithe rastit rreth tij. Megjithese nuk do te kete seance te jashtezakonshme deri sa te mbarojne pushimet verore, anetaret e parlamentit kane vazhduar me debatet.

Per opoziten maqedonase eshte e papranueshme qe kryetari i parlamentit nuk do te mundesoje zhvillimin e seances ku do te diskutohej heqja e imunitetit te ish-kryeministrit, Vllado Buçkovski. Sipas tyre kjo gje eshte bere ne menyre te jashteligjshme. Zoti Buçkovski akuzohet se ka demtuar buxhetin e shtetit per 3 milion euro ne kohen kur ishte minister i mbrojtjes ne vitin 2001. Por ai ka hedhur poshte keto akuza. Dje ai akuzoi pikerisht kryetarin e parlamentit, Lubisha Georgievskin, siç tha, si "regjisorin e deshtuar" te te gjithe rastit te tij. Parlamenti do te degjoje argumente per akuzat e ngritura ndaj tij dhe shkaqet e heqjes se imunitetit me 16 gusht kur eshte caktuar mbledhja e parlamentit.

Dyshime ndaj qeverise
Por opozita maqedonase eshte vene ne sulm ndaj qeverise. Ajo tani eshte dyshuese ndaj saj ne gjithçka. Dje ajo u kerkoi autoriteteve te zbulojne autoret e nje sulmi me granata ndaj godines se qeverise qe ndodhi ne oret e para te dites se hene. Ne te kundert, sipas saj, edhe ky rast do te merret si nje veprim per te terhequr vemendjen e opinionit nga problemet politike ne vend. Qeveria, nga ana e saj, thote se eshte e vendosur te vazhdoje luften ndaj çdo lloj krimi. Vezhguesit thone se situatat politike ne vend eshte duke u tensionuar. Ata paralajmerojne se mbi te gjitha kjo ndikon negativisht ne perspektivat euroatlantike te vendit. Komuniteti nderkombetar prej disa muajsh kerkon stabilitet politik ne vend. bbc
Shtuar më 07/08/2007, ora 10:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori