Shtyhet seanca për Doshin, mungonin dy anëtarë të Kolegjit Penal
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 28 prill, seancën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj deputetit Tom Doshi. Mësohet se shkak i shtyrjes së kësaj seance është bërë mungesa e dy anëtarëve të Kolegjit Penal, Artan Zeneli dhe Guxim Zenelaj.

Avokatët e Tom Doshit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për deputetin e Shkodrës, i cili ndodhet në "arrest shtëpie".

Tom Doshi ende gëzon statusin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe masa e sigurisë "arrest shtëpie", e kushtëzon atë të kryejë veprimtari politike. Mbrojtja kërkon që ai të lirohet nga izolimi në banesën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori