Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Mediu
Albeu.com
Shtyhet seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në seancën për pajtimin e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe banores së Gërdecit, Alketa Hazizajt, kjo e fundit nuk ka pranuar të falë ish-ministrin.
Ndërkohë Kolegji la vendosur që dy paditë të gjykohen në një seancë dhe palët të sjellin prova për paditë.

Ish-Ministri Mediu nuk është paraqitur në këtë seancë, e cila nisi rreth orës 10.00 ndërsa përfaqësohej nga dy avokatët mbrojtjes Petrit Serjani dhe Ardian Visha .

Tashmë Mediun e pret një tjetër proces gjyqësor.

Kjo seancë pajtimore pason atë të 26 janarit, ditë në të cilën i ati i 12 vjeccarit Roxhers Durda ka refuzuar ndjesën e Mediut, duke kërkuar kështu që të përballet në Gjykatën e Lartë, organ i cili pak muaj më parë pushoi dosjen penale ndaj tij. Roxhers Durda dhe Alketa Hizizaj akuzojnë Mediun, për "plagosje të rëndë nga pakujdesia".

Seanca e radhës do të zhvillohet në 1 mars.
Shtuar më 15/02/2010, ora 18:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori