Shtyhet seanca ndaj hajdutes së gruas së nëndrejtorit të policisë
Një hajdute profesioniste është zbuluar pasi kishte vjedhur gruan e nëndrejtorit të policisë, Ardian Çipa. Pasi kishte arritur që të realizonte plot 7 vjedhje me sukses, ajo kishte dështuar në tentativën e saj të tetë.

Në tentativën e tetë kishte zgjedhur personin e gabuar për ti vjedhur çantën. Ajo ishte bashkëshortja e nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardian Çipen. Ky i fundit e ka arrestuar vetë personalisht bionden R. Konomi, e cila aktualisht ndodhet e arrestuar ne pritje te gjykimit për akuzën e vjedhjes së pasurisë të konsumuar më shumë se një herë.

Madje edhe raportin për arrestimin në flagrancë e ka përpiluar vetë nëndrejtori Çipa me shkrim dore, duke shpjeguar edhe rrethanat se si mori dijeni nga bashkëshortja e tij dhe deri tek identifikimi nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe arrestimin e bërë personalisht nga ai.

Këtë të enjte, gjykata kishte parashikuar nisjen e gjykimit ndaj R. Konomit, por as kjo e fundit dhe as avokati nuk u paraqitën, duke bërë që seanca të dështojë. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2016, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori