Shtyhet seanca gjyqesore kunder Albin Kurtit
Albeu.com
Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtyrë sërish, për të dhjetën herë me radhë. Seanca u shty për 21 qershor, për shkak të mungesës së Kurtit dhe avokatit të tij mbrojtës.Kurti akuzohet "për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare".

Akuza për "thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues" është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.

Zoti Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si "proces me motive politike".
Shtuar më 04/05/2010, ora 11:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori